Rajoni

S’do jesh e tjetërkujt! Vrasësi i gruas në Mal të Zi vetëdorëzohet në polici

S’do jesh e tjetërkujt! Vrasësi i gruas në Mal të Zi

Detaje të reja janë publikuar nga krimi i rëndë që ndodhi tre ditë më parë në Malin e Zi. 28 vjeçari Ilir Dokaj ekzekutoi me breshëri plumbash bashkëshorten e tij Sheila Bakija, 19 vjeçe si dhe plagosi babain e saj. Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur Karaburçko Polje. 28 vjeçari u arratis e më pas u vetëdorëzua në polici.

S’do jesh e tjetërkujt! Vrasësi i gruas në Mal të Zi

Sipas hetimeve të prokurorisë, Ilir Dokaj e kërcënoi 19 vjeçaren në shtëpinë e prindërve të saj, duke i thënë: As në qiell e as në Tokë nuk do jesh e tjetërkujt!

Sheila Bakiaj prej muajit gusht ishte ndarë nga ai dhe më pas ka shkuar në shtëpinë e familjes. Më 26 gusht ajo bëri kallëzim në polici për ushtrim dhune, por në atë kohë ai vetëm u gjobit dhe nuk u dënua. Ndërkohë nuk pati një urdhër mbrojtje për 19 vjeçaren.

S’do jesh e tjetërkujt! Vrasësi i gruas në Mal të Zi

28 vjeçari do përballet me drejtësinë për vrasjen e bashkëshortes si dhe plagosjen rëndë të babait të saj.

*Tiranapost.al