Rajoni

Qëllohet me armë zjarri ndaj një shqiptari në qendër të Athinës

Qëllohet me armë zjarri ndaj një shqiptari në qendër

Një atentat me armë zjarri kundër një shqiptari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në sheshin “Attika” në qendër të kryeqytetit grek të Athinës.

Policia Greke me anë të një komunikate ka bërë me dije se shqiptari i cili ishte shenjestër e sulmit është plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ky i fundit rezulton me precedent penal.

Ende nuk dihen motivet e atentatit dhe autori i saj mbetet ende i paidentifikuar.

Tiranapost.al