Rajoni

Protesta në Beograd për masakrat në 2 shkolla

Protesta në Beograd për masakrat në 2 shkolla

Dhjetëra mijëra qytetarë serb, mes tyre aktorë dhe studentë kanë kërkuar protestuar sot duke kerkuar dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Qytetarët kanë dhënë një mesazh për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë protestës në Beograd për 2 masakrat e ndodhura muajin e fundit që sollën vdekjen e 19 personave. Ata kishin marrë një kukull të ngjashme me presidentin serb dhe e kishin varur.

Protesta në Beograd për masakrat në 2 shkolla

Në protestë u lëshua në ajër një poster me imazhin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe me shkrimin “Vuçiç ik”.

Kjo është protesta e pestë e opozitës që ka pasur moton ‘Serbia kundër dhunës’.

Protesta properëndimore mbahet rreth një muaj pas masakrës në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar ku mbetën 8 të vrarë dhe 13 të plagosur për shkak të sulmit nga autori 21-vjeçar, i biri i një oficeri të ushtrisë serbe.