Rajoni

Plani i Greqisë për Turizmin: Hapje kufijsh për Pashkë, por me kritere. Kush janë të parët që do pranohen për pushime

Plani i Greqisë për Turizmin: Hapje kufijsh për Pashkë, por

Procesi i vaksinimit në Greqi po vijon, duke tejkaluar 1 milionë, dhe qellimi i qeverisë tanishmë është që të arrihet një % e lartë imunizimi deri për Pashkë. Arritja e qëllimit do të kërkonte vaksinimin e të gjithë 60 vjeçarëve, por edhe grupeve të tjera të riskuara, të cilët do të ulnin presionin mbi sistemin shëndetësor dhe heqjen graduale të masave: Kjo do të çonte në rinisjen e turizmit!

Plani i Greqisë për Turizmin: Hapje kufijsh për Pashkë, por

Mediat greke thonë se kjo do të ndodhë me disa kushte. Në tryezën e qeverisë po diskutohet plani për hapjen e kufijve për Pashkët. Por kriteri i parë themelor është që të arrihet imuniteti deri atëherë. Dorëzimet e vaksinave që do të mbërrijnë në Greqi muajin tjetër pritet të tejkalojnë 1.000.000 dhe nëse ky skenar nuk do të ndryshojë plani ka gjasa të zbatohet.

Plani i Greqisë për Turizmin: Hapje kufijsh për Pashkë, por

Por qeveria greke ka një tjetër kriter: Kërkon që BE të miratojë certifikatën e vaksinimit. Me 17 mars pritet që propozimi grek të formalizohet dhe tashmë janë shprehur dakord edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen dhe Gjermania, e cila më parë pati rezerva.

Marrëdhëniet bilaterale me vendet e tjera, të tilla si Britania dhe Izraeli, është një tjetër armë e Greqisë, pasi ka shumë të ngjarë që turistët e parë të huaj të mbërrijnë nga këto dy vende.

Të parët do të jenë izraelitët dhe jo pa arsye.

Izraeli tashmë po kthehet në normalitet për shkak të vaksinimit masiv të popullatës. Nga muaji maj, Greqia pritet të hapë kufijtë për qytetarët izraelitë të cilët do të jenë të pajisur me cerifikatën e vaksinimit.

Përveç faktit që vendi ka shkallën më të lartë të vaksinimeve në botë, dihet që të dy vendet kanë marrëdhënie tradicionalisht të mira. Kjo është gjithashtu e dukshme nga numri i turistëve izraelitë që zgjedhin Greqinë çdo vit. Greqia renditet si destinacioni i 3-të më i preferuar turistik mesdhetar, pas Francës dhe Italisë.

Sipas të dhënave të Bankës së Greqisë në vitin 2019, më shumë se 680,000 qytetarë të Izraelit vizituan Greqinë.

Linku zyrtar nga media greke këtu.

Tiranapost.al.