Rajoni

Piloti grek rrëfehet në polici dhe pranon krimin: E vrava, sepse do merrte fëmijën dhe do më linte

Piloti grek rrëfehet në polici dhe pranon krimin: E vrava, sepse do

Një kthim tronditës ka marrë vrasja e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch në afërsi të Athinës. Pasi Policia helene arrestoi pilotin 32-vjeçar Haralambos Anagnostopulos, për shkak të provave të shumta që po mblidheshin kundër tij dhe pas disa orësh në hetuesi, ai ka pranuar se e ka vrarë bashkëshorten duke e mbytur me jastëk.

Përgjatë interogimit ai ka pranuar se vrasjen makabre në sy të fëmijës 11 muajsh e ka bërë për shkak se ishte konfliktuar me të prej disa muajsh dhe ajo e kishte kërcënuar se do të largohej dhe do të merrte dhe fëmijën. Policia ka gjetur në telefonin e saj që ajo kishte kërkuar për hotele në Athinë një natë përpara vdekjes dhe në mesazhet e fundit të shkëmbyera mes çiftit, Caroline i kishte thënë “budalla” bashkëshortit të saj.

Ajo që e bën ngjarjen më të frikshme, janë lotët e krokodilit dhe deklaratat e rreme që jepte vrasësi pas ngjarjes dhe kërkonte drejtësi në media, ndërkohë vetëm pak orë më parë i kishte marrë jetën me duart e tij nënës së fëmijës të tij të vetëm.

Anagnostopulos sipas legjislacionit grek rrezikon dënimin përjetë që do e marrë sipas të gjitha gjasave për shkak të maskaradës që orksestroi duke vënë Policinë në kërkim të “kriminelëve” me aksent të huaj që deklaroi se i vranë bashkëshorten.

Tiranapost.al