Rajoni

Një ditë pas tragjedisë në Tetovë, sa është numri i viktimave dhe përse ndodhi shpërthimi

Një ditë pas tragjedisë në Tetovë, sa është

Një shpërthim i fuqishëm dhe më pas flakët pushtuan spitalin Covid të Tetovës. Raportohet se 14 pacientë kanë humbur jetën. Mes jetëve të humbura ka pasur edhe staf mjekësor, por shifrat janë ende të paqarta në lidhje me ta.

Ky spital ishte ndërtuar me qëllim për të shërbyer vetëm për periudhën e pandemisë. Siç shumë vende të tjera vepruan. Në mesin e muajit prill u identifikuan disa gabime në infrastrukturë dhe në dysheme. Këto kanë qenë gabime që u konsideruan të vogla, por mendohet që mund të jenë shkaktare të tragjedisë. Këto janë godina të përkohshme që nuk mund të përdoren për një kohë të gjatë. Gjithsesi hetimet vijojnë.

Pritet gjithashtu një konfirmim i numrit të viktimave.

Qeveria ka njoftuar mbrëmë se do të mblidhet sot në orën 10:00.

“Zjarri në qendrën Kovid në Tetovë është shuar. Mjekët luftojnë për një jetë më shumë. Në rrjedhë është hetimi. Deri tani ka 10 viktima kurse ky numër mund të rritet. Qeveria shpreh ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e viktimave dhe uron për shërim të shpejtë të të lënduarve. Pak më herët ka përfunduar shtabi i krizës i cili u mbajt në Komunën e Tetovës dhe kreun më të lartë shtetëror, kurse për nesër në ora 10:00 të mëngjesit është caktuar mbledhje urgjente e Qeverisë për zgjidhjen e tragjedisë në Tetovë”, shkruhet në deklaratën qeveritare.