Rajoni

Një mik i vërtetë do e inkurajonte Serbinë t’i bashkohej sanksioneve të BE-së ndaj Putin

Një mik i vërtetë do e inkurajonte Serbinë t’i

Ilva Tare ka intervistuar Maja Piscevic dhe Damir Marusic ekspertë për Ballkanin në Qendrën për Europën të Këshillit të Atlantikut, për emisionin Balkans Debrief.

“Një mik i vërtetë duhet të inkurajonte Serbinë që t'i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Putinit dhe të mos fragmentizonte rajonin".

Kështu e komentojnë deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë në Bruksel për sanksionet e Serbisë ndaj Rusisë Piscevic dhe Marusic.

Maja Piscevic, eksperte e Qendrës për Europën e Këshillit të Atlantikut, Beograd, Serbi:

Një mik i vërtetë do e inkurajonte Serbinë t’i

“Pikëpamja ime është se Serbia duhet të rreshtojë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Europian. Frika ime është se tanimë çdo shtyrje e vendimmarrjes punon kundër interesave të Serbisë. Dhe nuk mendoj se koha është aleati ynë. Situata ku ndodhet Serbia është shqetësuese sepse nuk e dimë kur do të formohet qeveria e re. Askush nuk e di, ndoshta as Vuçiç, pasi kemi përsëritje zgjedhjesh dhe nëse presim të krijohet qeveria e re për të marrë një vendim, cilido qoftë vendimi, do të duhen të paktën nga dy javë deri në disa muaj për t'u konkretizuar. Për sa i takon qëndrimit të Kryeministrit Rama në lidhje me presionin që i ushtrohet Serbisë duhet të them se pavarësisht se qëllimet janë të mira, kjo nuk është mënyra e duhur per ta ndihmuar Serbinë. Beogradi duhet të inkurajohet që të bëjë gjënë e duhur. Dhe mendoj se një mik i vërtetë mbase ndryshe shprehet në publik, por në takim të drejtpërdrejtë duhet t'i thotë, dëgjo, ndihmo rajonin, ndihmo Ballkanin”.

Kush përfiton nga hezitimi i Serbisë për t'iu bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë?

Damir Marusic Ekspert i Qendrës për Europën i Këshillit të Atlantikut, Washington, DC:

Një mik i vërtetë do e inkurajonte Serbinë t’i

“Sigurisht që mendoj se Rusia përfiton dhe është një mjet që fragmentarizon rajonin. Është dhe një dëshmi e pafuqisë së BE-së dhe e Perëndimit në përgjithësi që të sigurojë kohezionin e nevojshëm. Mendoj që është një situatë e keqe për Serbinë së brendshmi, por edhe një mundësi për europianët që të veprojnë dhe të mos e lënë z. Vuçiç t’iaa hedhë paq. Kryeministri i Shqipërisë Rama është shprehur se Serbisë nuk duhet t'i bëhet presion për këtë çështje, por nuk mendoj se kjo është rruga e duhur. Gjithmonë ka ekzistuar një frikë që nëse serbëve do t'u ofrohet një pozicion më i fortë ata do të largoheshin. Por e vërteta është se rajoni duhet të ecë përpara dhe nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së. Nuk ka alternativë për Perëndimin në përgjithësi, ndaj duhet të shtohet presioni duke e shoqëruar me premtime dhe me mesazhin qendror që e ardhmja e Serbisë është në Europë.

Bashkëpunimi Rajonal si një kundërpëgjigje për zhgënjimin nga Këshilli Europian. Procesi i Berlinit, apo Ballkani i Hapur? Debatet për pronësinë e iniciativave dhe si mund të shkrihen?

Maja Piscevic, eksperte e Qendrës për Europën e Këshillit të Atlantikut, Beograd: “Kur i merr në konsideratë të dyja iniciativat shkojnë në të njëjtin drejtim dhe që është ai i përfitimit nga katër liritë e Bashkimit Europian në Ballkan dhe për ta përgatitur Ballkanin që të anëtarësohet një ditë. Të përdorësh energji të çmuara dhe kohë për të debatuar mbi avantazhet dhe disavantazhet e njërës, apo tjetrës iniciativë do të thotë të harxhosh energji të vyera dhe shumë nga koha që rajoni ka për të bashkuar forcat dhe për t’u përgatitur për sfidat ekonomike që ndeshin në rajon. Mendoj se duhet të mbetemi të hapur për çdo lëvizje pozitive dhe për t'i vënë në provë të dyja iniciativat, sepse e vetmja mënyrë që mund të mësojmë se cila është më e mirë është që të masim rezultatet. Dhe shpresoj që një ditë të dyja iniciativat të shkrihen dhe t'a çojnë Ballkanin aty ku duhet”.

Një mik i vërtetë do e inkurajonte Serbinë t’i

A është ideja e Macron për një Komuniteti Gjeopolitk Europian e mirë për Zgjerimin?

Damir Marusic Ekspert i Qendrës për Europën i Këshillit të Atlantikut, Washington, DC: “Iniciativa e propozuar nga Macron dhe Charles Michel mendoj se përpiqet t'i japë formë marrëdhënieve midis pjesëve të integruara të Europës dhe periferisë. Mendoj që është e rëndësishme që të mos jemi cinikë me këtë ide. Duhet të marrim në konsideratë çdo ide europiane që synon përforcimin e integritet rajonal midis vendeve të Ballkanit, por edhe midis Ballkanit dhe Europës. Çdo propozim që hidhet duhet shfrytëzuar në maksimum. Ka shumë energi të harxhuar se cila duhet të jetë rruga e duhur. Duhet të qëmtojmë për mënyra që sjellin progres dhe të mos lejojmë që dëshira për perfeksion të kthehet në armikun e së mirës”.