Rajoni

Nga tetori hyn në qarkullim certifikata e vaksinimit në Maqedoninë  e Veriut

Nga tetori hyn në qarkullim certifikata e vaksinimit në

Certifikata e vaksinimit do të hyjë në qarkullim në tetor dhe do të jetë e vlefshme vetëm nëse keni marrë të dyja dozat anti-Covid, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut.

Kjo do të thotë se qytetarët mund të frekuentojne baret dhe lokalet vetëm nëse janë imunizuar tërësisht. Autoritete synojnë të arrijnë rritjen e kërkesës së vaksinimit duke future në zbatin këtë masë.

Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje, Venko Filipçe, ka treguar se nevoja për shtrëngimin e masave do të varet nga shifrat e infektimeve të reja me COVID-19.

Autoritetet e shëndetësisë kane deklaruar se virusi më shumë përhapet tek të pavaksinuarit ku 79% e infektimeve të reja janë persona që nuk kanë marrë doza vaksine, kurse 90% e rasteve që përfundojnë me fatalitet janë pacientë të pavaksinuar.

Në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar mbi 1.4 milionë vaksina kurse dy doza kanë marrë mbi 667.000 qytetarë. Të dhënat e fundit tregojne se 55% e popullsisë mbi 40 vjeç dhe 30% e grupmoshës nga 18-39 vjeç kanë pranuar të paktën një dozë vaksine.

Tiranapost.al