Rajoni

Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe

Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar sërish sot ndaj situatës në veri të Kosovës.

Në një postim në Twitter, Kurti shkruan se pas zgjidhjes së çështjes së targave dhe shtyrjes së zgjedhjeve, bandave kriminale në veri të Kosovës u mungon justifikimi për sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.

“Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe, - thotë Kurti, por, shton ai, - Republika e Kosovës do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri”.

Postimi i Albin Kurtit:

Me zgjidhjen e çështjes së targave dhe shtyrjen e zgjedhjeve, bandave kriminale në veri të Kosovës u mungon edhe preteksti më i dobët për barrikada dhe sulme të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim me KFOR-in, ne po punojmë për të adresuar situatën sa më shpejt dhe në mënyrë paqësore.

Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri.