Rajoni

NATO vë në gatishmëri trupa shtesë në Kosovë

NATO vë në gatishmëri trupa shtesë në Kosovë

NATO ka vënë në gatishmëri të lartë një batalion rezervë trupash në Kosovë në rast të tensionimit të mëtejshëm të situatës në veri.

Kjo është bërë e ditur gjatë vizitës së komandantit të Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralit Stuart Munsch, në KFOR.

“Diskutimet mes Admiralit Munsch dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia përfshinin dislokimin e 700 trupave shtesë nga batalioni rezervë i thirrur në Kosovë nga NATO për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, si dhe dislokimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë, në rast se nevojiten trupa shtesë”, thuhet në postimin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli në Twitter.