Rajoni

NATO vendos forca shtesë në Kosovë

NATO vendos forca shtesë në Kosovë

Situata e tensionuar në veri të Kosovës dhe dhuna e ushtruar ndaj 30 pjesëtarëve të KFOR-it ka bërë që NATO të marrë vendimin për vendosjen e forcave shtesë në territorin e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, NATO informon se ka vendosur në Kosovë, Forcat e Rezervës Operacionale për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte vendosur në gadishmeri prej 7 ditësh.

“NATO vendos forca shtesë në Forcën e Kosovës. Në përgjigje të trazirave të fundit dhe lëndimit të 30 anëtarëve të Forcave të KFOR-it, NATO ka drejtuar vendosjen në Kosovë, të Forcave Rezervë Operacionale (ORF) për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte në gatishmëri shtatë-ditore”, shkruan NATO në një reagim në Twitter.

Tiranapost.al