Rajoni

Maqedoninë e Veriut do ta shtyjë me 6 muaj gjendjen e krizës. Ja si do ta ndihmojë kjo vendin

Maqedoninë e Veriut do ta shtyjë me 6 muaj gjendjen e krizës. Ja

Në Maqedoninë e Veriut gjendja e krizës mund të vazhdojë edhe për gjashtë muaj. Kërkesa u bë nga Komiteti Drejtues i Krizave, ndërsa pritet të votohet në Kuvend, pasi numrat e të infektuarve dhe të viktimave vijojnë të rriten.

Vendimi vjen për përballimin në mënyrë sa më efikase me pandeminë dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Kërkesa e qeverisë duhet të votohet nga Kuvendi jo më vonë se 19 dhjetori.

Në situatë të gjendjes së krizës, shteti menaxhon si me sektorin publik ashtu edhe atë privat. Gjithashtu, burimet teknike dhe njerëzore mund të përdoren, përfshirë Ushtrinë. Aktualisht rreth 200 trupa ushtarake janë vendosur për të siguruar spitalet e Qendrave COVID. Mjekët ushtarakë gjithashtu janë të angazhuar në trajtimin e pacientëve në qendra spitalore.

Sot në shtetit maqedonas u regjistruan 29 viktima nga Covid dhe 1.069 të infektuar.