Rajoni

Mali i Zi në heshtje zgjedhore

Mali i Zi në heshtje zgjedhore

Në Mal të Zi, sot është heshtje në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen ditën e nesërme. Heshtja zgjedhore është në fuqi deri në mbylljen e qendrave të votimit, të dielën në orën 20:00.

Në garën zgjedhore janë dy kandidatë për presidentë, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë zgjedhor të 19 marsit, kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç, kandidati i Lëvizjes Evropa tani.