Rajoni

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ndihen nga Korça në Tiranë

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ndihen nga Korça

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka lëkundur pak minuta më parë Greqinë. Tërmeti është i thellësisë 10 kilometër, çka ka bërë që të ndihet edhe në qytetet shqiptare si Korça e Tirana.

Lëkundjet në Greqi pasojë tërmetin e fortë të disa ditëve me parë me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter. Epiqendra është Elassona. Nga lëkundjet e tërmetit ka pasur dëme materiale dhe lëndime në njerëz.

Sizmiologët grekë kanë paralajmëruar se lëkundjet do të vijojnë me muaj, disa prej tyre do kenë magnitudë të lartë.

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ndihen nga Korça

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ndihen nga Korça

*Tiranapost.al.