Rajoni

Largohet KFOR-i, rikthehet normaliteti në pikën kufitare në Jarinje

Largohet KFOR-i, rikthehet normaliteti në pikën kufitare në

Forcat e KFOR-it janë larguar nga pika kufitare në Jarinje. Prej dy javësh ndodheshin në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë si pasojë e tensioneve që lindën mes dy vendeve për çështjen e reciprocitetit me targat.

Situata ishte e tensionuar në Jarinje dhe Bërnjak pasi Kosova vendosi të kërkojë targa të përkohshme për automjetet me targa serbe që hyjnë në kufi. Të njëjtën praktikë ndjek edhe Serbia prej 10 vitesh për Kosovën. Vendimi nuk u prit mirë nga Serbia dhe disa grupe bllokuan rrugën afër kufirit.

Në Bruksel u lidh një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel e cila parashihte edhe vendosjen e trupave të KFOR-it në pikat 1 edhe 31 për dy javë. Largimi i këtyre forcave do të bëhej sot më 17 tetor, kur në Kosovë mbahen zgjedhjet vendore.