Rajoni

Kurti: I gjithë rajoni të integrohet së bashku në BE! Serbia po mban peng veten, koha të marrë pavarësinë nga Kosova

Kurti: I gjithë rajoni të integrohet së bashku në BE! Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për mediat të dhënë jashtë punimeve të Samitit të liderëve ballkanikë është shprehur se integrimi europian duhet të jetë i përbashkët për të gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia po mban peng të gjithë procesin e integrimit.

Ai është shprehur se “përpara 13 vitesh Kosova mori pavarësinë nga Serbia, tashmë ka ardhur koha që Serbia të marrë pavarësinë nga Kosova dhe të distancohet nga regjimi i Millosheviçit”.

“BE nuk është Europë, se nuk është i plotësuar me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ne jemi popull më europian në Europë, të gjitha nismat rajonale po ngecin se mungon njohja e Kosovës nga Serbia, njohja nga Serbia do krijonte situatën në të vilën të gjitha vendet do të bashkëpunonin më shumë. Në këtë aspekt nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët, por vlerat e BE duhet të vendosen edhe në raport me të gjitha shtet, barazia, lufta e korrupsionit, investimet në ekonomi, sundimi i ligjit e kështu me radhë, dhashë edhe një propozim si mund të ecim përpara dhe ky është modeli i marrëveshjes europiane, EFTA, që ne të hyjmë si rajon i përbashkët në BE sa i përket Ekonomisë dhe Tregtisë që në fund të kësaj të dekade të ishim të gatshëm të hynim në BE. Nuk ka më më minishengen, por procesi i Berlinit”- ka thënë Kurti mes të tjerash për gazetarët shqiptarë.

Tiranapost.al