Rajoni

Kundër vaksinimit të detyrueshëm, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut rrëzon mjekët grekë

Kundër vaksinimit të detyrueshëm, Gjykata Evropiane e të

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka refuzuar kërkesën e mjekëve grekë, të cilët janë kundër vaksinimit të detyrueshëm për mbrojtje të përkohshme gjyqësore.

30 punonjës të shëndetësisë në Greqi paraqitën dy kërkesa kundër vaksinimit të detyrueshëm duke cituar nenet: E drejta për jetën, ndalimi i trajtimit çnjerëzor dhe punës së detyruar, e drejta për siguri dhe liri, e drejta për gjykim të drejtë (e drejtë për respektimin e jetës private dhe familjare, mosdiskriminimi.

Gjykata theksoi se masat sipas pikës 39 të Rregullores së GJEDNJ vendosen në lidhje me procedime para Gjykatës, pa paragjykuar ndonjë vendim të mëvonshëm për pranueshmërinë ose bazueshmërinë e çështjes.

Gjykata i jep kërkesat e tilla vetëm në një situatë të jashtëzakonshme, kur aplikuesit përndryshe do të përballeshin me një rrezik real të dëmit të pakthyeshëm.

Kujtojmë se Greqia ka pezulluar deri më tani 6 mijë mjekë të cilët kanë refuzuar të marrin vaksinën.

Tiranapost.al