Rajoni

Kosova rrit sigurinë në Bërnjak. Beogradi: Mos na provokoni

Kosova rrit sigurinë në Bërnjak. Beogradi: Mos na provokoni

Policia e Kosovës njoftoi ditën e sotme se ka dërguar “pajisje logjistike dhe kontejnerë” në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Bërnjak. Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës “po punon ekskluzivisht në interes të sigurisë së qytetarëve dhe krijimit të një ambienti të sigurt”.

Nga ana tjetër, zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë reagoi duke thënë se: “aksioni i fundit policor në veri të Kosovës është në kundërshtim me marrëveshjet”.

“Veprime të tilla të njëanshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës kanë vetëm një qëllim: të provokojnë një destabilizim të ri të situatës në terren, në një moment shumë të ndjeshëm për sigurinë, me të cilin po përballet e gjithë bota”, shkruhet në deklaratën e tyre.

Më tej i drejtohet Prishtinës që të mos e provokojë Beogradin dhe të mos rrezikojnë paqen dhe sigurinë, duke shkelur marrëveshjen.

Në pikën kufitare të Bërnjakut kishte tensione edhe disa muaj më parë.