Rajoni

Humb jetën nga kanceri politikania greke

Humb jetën nga kanceri politikania greke

Ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 56 vjeçare udhëheqësja e qendrës së majtë në Greqi, Lëvizja për Ndryshim, Fofi Gennimata.

Sipas mediave greke nëna e tre fëmijëve u diagnostifikua për herë të parë me kancerin e gjirit në moshën 43 vjeçare në 2008.

“Ajo vdiq pas një beteje të gjatë njëvjeçare dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të saj të pranishëm", tha administrata e spitalit në një deklaratë me shkrim, duke shprehur ngushëllimet e saj për familjen e saj.

Gennimata u zgjodh në 2015 si drejtuese e Lëvizjes Panhelenike Socialiste (PASOK), e cila më vonë u bë pjesë e grupit ombrellë të qendrës së majtë Lëvizja për Ndryshim.

Dita e sotme është shpallur ditë zie në të gjithë Greqinë.

Tiranapost.al.Z.B