Rajoni

Greqia shtrëngon masat kufizuese për të pavaksinuarit. Ja çfarë do ju ndalohet nga shtatori

Greqia shtrëngon masat kufizuese për të pavaksinuarit. Ja

Greqia ka forcuar masat anti-Covid për përsonat që nuk kanë marrë ende dozën e vaksinës. Paketa e re e masave është miratuar së fundmi nga qeveria greke të cilat do të jenë në fuqi nga 13 shatori deri në në Mars 2022.

Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar për të pavaksinuarit nuk do të ketë teste falas dhe duke filluar nga 1 shtatori, të punësurit në sektorin e shëndetësisë nuk do të pranohen në punë nëse nuk paraqesin certifikatën e vaksinimit.

Gjithashtu ai deklaron se të pavaksinuarit nuk do të lejon të hyjnë në klinika shtetërore.

Nëpunësit e sektorit publik dhe privat do të deklarojnë në aplikacionin elektronik covid free app të qeverisë greke një herë në javë rezultatin e rapid test, që do të mbulojnë me shpenzimet e tyre.

Kostoja e testit do të jetë 10 euro në klinikat private të vendit.

Të punësuarit në sektorin e arsimit, turizmit, teatër dhe studentët do të bëjnë dy rapid test në javë, me shpenzimet e tyre.

Për nxënësit deri në moshën 18 vjeçare, do të ofrohen falas dy self test në javë (me procedurë të ngjashme me rapid test, por që bëhet në shtëpi).

Në rast udhëtimi brenda vendit, udhëtarët duhet të kryejnë një rapid test 48 orë para nisjes, që gjithashtu deklarohet në aplikacionin e qeverisë greke.

Por, nuk do të lejohen të kryejnë testin në klinika apo spitale shtetërore, vetëm në klinikat private që lejojnë hyrjen e të pavaksinuarve.

*Tiranapost.al