Rajoni

Greqia do i japë të gjithë banorëve teste për COVID-in që mund të bëhen nga shtëpia

Greqia do i japë të gjithë banorëve teste për COVID-in

Qeveria greke ka lajmëruar se duke filluar nga muaji Prill do të furnizojë të gjithë banorët të cilët kanë numër sigurimi shoqëror me teste për COVID-in që mund të bëhen nga gjithkush.

Çdo qytetar do të ketë të drejtën të marrë deri në 4 teste falas çdo muaj që do të shërbejnë për të kontrolluar nëse dikush është i infektuar apo jo dhe për pasojë të shmangen udhëtimet drejt shkollave dhe vendeve të punës nga qytetarë që rezultojnë pozitivë me COVID-19.

“Ky është mjeti i ri që kemi për të luftuar pandeminë. Testet do të lejojnë monitorim më të thjeshtë të rasteve dhe parandalimin e përhapjes së virusit nga të infektuarit”- është shprehur kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis përgjatë prezantimit të planit të ri për testet në kushte shtëpie.

Sipas raportimeve testi që mund të kryhet nga vetë qytetarët ka një saktësi prej 95-99% dhe ato do të jenë disponibël për qytetarët grekë në të gjitha farmacitë e vendit fqinj.

Tiranapost.al