Rajoni

Greqi/ Protesta të dhunshme kundër vaksinimit me detyrim

Greqi/ Protesta të dhunshme kundër vaksinimit me detyrim

Protesta e radhës e organizuar në kryeqytetin grek të Athinës, kundër planeve të qeverisë për të bërë vaksinën të detyrueshme për të gjithë qytetarët ka degraduar në dhunë dhe është dashur ndërhyrja e forcave speciale dhe përdorimi i gazit lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Rreth 5000 qytetartë grekë marshuan përpara Parlamentit duke valëvitur flamuj kombëtarë dhe me thirrje anti-qeveritare. Pas thirrjeve të forcave të rendit për të shpërndarë protestën, njerëzit janë kundërpërgjigjur duke goditur me gurë dhe objekte të tjera të forta kundër efektivëve të policisë.

Greqi/ Protesta të dhunshme kundër vaksinimit me detyrim

Planet aktuale të qeverisë greke janë që të bëjnë vaksinën e detyrueshme për të gjithë nëpunësit civilë, mësuesit dhe punonjësit në sektorin e kujdesit shëndetësor. Ndërkohë, jeta e pamundur do të bëhet për të gjithë qytetarët e tjerë që nuk duan të vaksinohen, teksa do të duhen teste PCR jo më të vjetra se 48 orë për të ndjekur leksionet në universitet, për të hyrë në bare, restorante, kinema, muzeume, stadiume apo për të marrë pjesë në evente publike ku do të ketë shumë pjesëmarrje, duke e bërë marrjen e vaksinës efektivisht të detyrueshme për të bërë një jetë normale.

Greqi/ Protesta të dhunshme kundër vaksinimit me detyrim

Greqi/ Protesta të dhunshme kundër vaksinimit me detyrim

Tiranapost.al