Rajoni

Greqi/ Arrestohet partneri 30-vjeçar i vajzës së gjetur të vdekur: O Zot çfarë bëra, ishte moment i tmerrshëm

Greqi/ Arrestohet partneri 30-vjeçar i vajzës së gjetur të

Policia Greke pas më shumë se 24 orësh kërkim ka arritur të lokalizojë dhe të verë në pranga 30-vjeçarin, partner të vajzës që u gjend e vdekur ditën e djeshme në ishullin e Folegardhosit, ku pas ekzaminimit mjeko-ligjor rezultoi se ishte vrarë përpara se të hidhej në det.

30-vjeçari kishte disa ditë që pushtonte që bashku me viktimin në kampingun e ishullit dhe në momentet që ai është rrethuar nga Policia ka qenë në gjendje të rrëzuar psikologjike dhe në panik, teksa ka kërcënuar se do të vrasë veten. Ndër të tjera raportohet se ai i ka thënë policëve “O djema, çfarë kam bërë.. ishte një moment ters”, çka shton dyshimet e ngritura nga autoritet dhe mediat se ka qenë pikërisht ai që i ka marrë jetën vajzës 26-vjeçare.

Ndërkohë, babai i viktimës është shprehur për mediat greke se beson që ai mund t’i ketë vrarë të bijën. Ngjarja ndodh vetëm dy muaj pas çështjes famëkeqe të Caroline Crouch që u vra në banesën e saj nga bashkëshorti Haralambos Anagnostopulos.

Tiranapost.al