Rajoni

Ekzekutohet me 4 plumba boksieri i njohur grek

Ekzekutohet me 4 plumba boksieri i njohur grek

Një atentat mafioz ka ndodhur ditën e sotme në Greqi. Mediat raportojnë se boksieri i njohur në Greqi Haris Kontogiorgis është ekzekutuar me 4 plumba para se të hynte në palestër.

35-vjeçari është vrarë nga dy persona të cilët më pas janë larguar me motor.

I riu ka ndërruar jetë brenda pak minutash.

Sipas raportimeve mediatike nga mediat e huaja mendohet se shkak i këtij krimi mafioz të jetë hakmarrja, pasi boksieri dyshohet se ishte përfshirë në vrasjen e xhaxhait të tij para disa muajsh.

Tiranapost.al