Rajoni

Dy shqiptarë ekzekutohen brenda makinës së tyre në Shkup

Dy shqiptarë ekzekutohen brenda makinës së tyre në Shkup

Dy shqiptarë, Afrim Berisha (28 vjeç) dhe Burim Vardari (24 vjeç) janë ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkupit, ku dyshohet se ishin përfshirë në një konflikt me shqiptarë të tjerë.

Dy të rinjtë janë gjetur nga forcat e rendit të vrarë në automjetin e tyre tip “Citroen” dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të dy armëve të ndryshme.

Policia e Shkupit ka nisur kërkimin për autorët dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al