Rajoni

BE dënon angazhimin e kriminelëve të luftës në fushatën zgjedhore në Serbi

BE dënon angazhimin e kriminelëve të luftës në

Bashkimi Europian ka bërë edhe një herë thirrje që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të mos ketë mohim të gjenocidit, relativizim të krimeve të luftës apo glorifikim të kriminelëve.

Këto porosi, zyrtarë të BE-së, i kanë dhënë duke u përgjigjur në pyetjet rreth pjesëmarrjes së disa kriminelëve të luftës në fushatën zgjedhore në Serbi.

Disa media dhe organizata të shoqërisë civile në Serbi, kanë tërhequr vërejtjen se në tubimet parazgjedhore të Partisë Progresiste Serbe, kryetari i së cilës është Aleksandar Vuçiç, kanë marrë pjesë edhe kriminelë të luftës, të cilët kanë edhe vendime të plotfuqishme të gjykatave për krimet që kanë kryer.

Në mesin e tyre është edhe gjenerali Vladimir Llazereviq, i dënuar për krime kundër shqiptarëve në Kosovë dhe Veselin Slivanshanin, i dënuar për krimet në Vukovar të Kroacisë.

Zgjedhjet presidenciale e parlamentare në Serbi, do të mbahen të dielën në 3 prill.