Rajoni

Athina në alarm nga COVID! 8100 të infektuar, 90% prej të cilëve kanë variantin britanik

Athina në alarm nga COVID! 8100 të infektuar, 90% prej të

Edhe pse i gjithë rajoni i Athinës në Greqi ndodhet prej më shumë se një muaji në karantinim pothuajse të plotë, COVID vazhdon të përhapet me një ritëm të paprecedent.

Aktualisht më shumë se 8000 individë janë duke luftuar me pandeminë në kryeqytetin e shtetit fqinj dhe tejet shqetësues është fakti se gati të gjithë janë prekur nga varianti britanik i koronavirusit i cili është edhe më agresiv, edhe më i rrezikshëm për moshat e reja.

Gati 40% e të prekurve janë nën moshëmn 60 vjeç, ndërkohë që në të shkuarën virusi ishte thuajse eksluzivisht prezent në moshat e mëdha. Situata ka shtyrë që ditën e sotme autoritet greke të lajmërojnë shtyrjen e masave të rrepta anti-COVID, përfshirë këtu dhe mbylljen e pikave kufitare tokësore me Shqipërinë.

Tiranapost.al