Rajoni

Pse vizita e Lavrov në Serbi, i dha Ballkanit të Hapur 'puthjen e vdekjes'?

Pse vizita e Lavrov në Serbi, i dha Ballkanit të Hapur 'puthjen e

Parantezë: Më shumë se një vizitë e anuluar…

Mbyllja e “dyerve” për ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov dhe anulimi i vizitës në Serbi është më shumë sesa kaq.

Ishte planifikuar që më 6 dhe 7 qershor, Lavrov të vizitonte Serbinë. Do fliste me Vuçiç për marrëdhëniet tregtare dhe çështjen e gazit.

Fqinjët e Serbisë mbyllin rrugën për Lavrov

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria mbyllën hapësirat e tyre ajrore si dënim për pushtimin rus në Ukrainë (pjesë e sanksioneve të vendosura).
Kërcënimi rus nuk është i vetmi

Shefi i hapësirës ajrore ruse kërcënoi Perëndimin duke thënë se: “Raketat nuk kërkojnë leje për të fluturuar mbi qiejt tuaj.”

Në sytë e analistit Edward P. Joseph, (profesor në Universitetin “Johns Hopkins SAIS”, në Washington dhe ekspert në çështjet e Ballkanit) ka një kërcënim më të madh se ai rus dhe ai gjendet brenda Ballkanit. Vetë nisma Open Balkan shihet me skepticizëm prej tij.

Në disa Twitt-e të njëpasnjëshme, por që lidhen me njëra-tjetrën, Joseph me nota ironie bën një paralelizëm mes lëvizjes dhe alarmit që ngjalli tek NATO pushtimi rus në Ukrainë dhe skepticizmit që duhet të ndezë për Open Balkan vizita e anuluar e Lavrov prej rrugëve të mbyllura nga fqinjët e Serbisë.

Vizitën e parealizuar të Lavrov e quan goditjen shkatërruese për Open Balkan.

5 Pyetjet që shtron Joseph mes rreshtash janë:

- A i besojnë vendet e Ballkanit Perëndimor njëra-tjetrës, aq sa për t`u bashkuar në Open Balkan?

- A e ndërton tregtia besimin mes partnerëve ekonomikë?

- Pse nuk e ndërtuan këtë besim Ukraina dhe Rusia, që deri në 24 shkurt ishin partnerët kryesorë ekonomikë të njëra tjetrës?

- Pse Japonia, Tajvani apo Koreja e Jugut nuk e kanë ndërtuar besimin mbi Kinën, edhe pse kanë bashkëpunim tregtar?

- A është Open Balkan një nismë për të fuqizuar ekonomikisht Serbinë që pastaj nën drejtimin e Vuçiç ta shfrytëzojë këtë zhvillim ekonomik për qëllime politike?

Statusi i plotë:

“Ashtu siç falenderimi shkon për Putin që i dha jetë NATO-s, lavdërimet shkojnë edhe për Lavrov që i dha puthjen e vdekjes (goditjen shkatërruese) Ballkanit të Hapur. Kjo ide e administratës së Trump avancon axhendën e partnerit strategjik të Rusisë në rajon, Serbisë, nën drejtimin e Vuçiç.

Serbia e ka mbështetur gjithmonë Open Balkan dhe pse jo?

Open Balkan është ftesë e hapur që Vuçiç të shfrytëzojë rritjen ekonomike të Serbisë për përfitime politike pa marrë parasysh vlerat e BE-së. Open Balkan është ndryshe 'Bota Serbe', një treg për fqinjët më të vegjël të Serbisë.

T`i besohet Vuçiç-it se do të bashkohet me BE-në. Zyrtarët amerikanë kanë pranuar nocionin se 'Tregtia është e barabartë me Besimin'. Ajo që ka rëndësi është karakteri i regjimit me të cilin po tregtoni. Pyesni Ukrainën që deri më 24 shkurt e kishin Rusinë partnerin kryesor tregtar, për eksporte dhe importe.

Pyesni Japoninë, Korenë e Jugut ose Tajvanin nëse tregtia i ka ndërtuar besimin me Kinën.

E njëjta histori vlen edhe për Ballkanin. Serbia është partneri numër 1 tregtar i Malit të Zi, për importe dhe eksporte. Kurse për besueshmërinë, Beogradi mban vendin e fundit. Miratimi i fundit i kryeministrit të Malit të Zi për Ballkanin e Hapur ka nxitur ndasitë në vend.

Çdo politikë në Ballkan që përballet me kërcënim të drejtpërdrejtë nga Serbia është skeptike, edhe nëse nuk je dyshues ndaj Open Balkan.

Ashtu si BERZH ka vënë në dukje në vlerësimin e vet, problemet thelbësore ekonomike në Bosnje janë të natyrës politike. Ashtu siç ka rritur Putin ringjalli NATO-n, shpresojmë se Lavrov do të nxisë alternativat për Open Balkan që ndërtojnë një treg të përbashkët rajonal mbi vlerat e përbashkëta të BE-së", shkruan Joseph.

Pse vizita e Lavrov në Serbi, i dha Ballkanit të Hapur 'puthjen e

Pse vizita e Lavrov në Serbi, i dha Ballkanit të Hapur 'puthjen e

Tiranapost.al