Rajoni

Ambasadori serb provokon në Twitter, quan Dua Lipën bashkëkombase

Ambasadori serb provokon në Twitter, quan Dua Lipën bashkëkombase

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, e ka quajtur “bashkëkombëse”, këngëtaren kosovare, Dua Lipën, në formë provokuese gjatë një përplasje me ish-ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun në Twitter.

Ambasadori serb provokon në Twitter, quan Dua Lipën bashkëkombase

“Duke lënë komentet urrejtëse anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa (flamur i Serbisë) edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, ka shkruar Gjuriç.

E gjitha ka nisur pas pranimit të tenistit serb Novak Djokovic në Australia Open pa u vaksinuar kundër Covidit. Ish-ambasadorja Vlora Çitaku nisur nga kjo ndodhi ka bërë një postim në Twiiter ku shkruan:

Ambasadori serb provokon në Twitter, quan Dua Lipën bashkëkombase

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerët”, ishte një postim i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Ambasadori serb provokon në Twitter, quan Dua Lipën bashkëkombase

Gjuriç i është përgjigjur postimit të saj duke e akuzuar se po përdor gjuhë urejtjeje me motive etnike.

Ambasadori serb provokon në Twitter, quan Dua Lipën bashkëkombase

Përplasja mes tyre ka vazhduar edhe më tej, ku ish-ambasadorja është shprehur se nëse Gjuriç do të lexonte Orwell do të dinte kuptimin e alegorisë dhe nuk do të përfundonte duke turpëruar veten publikisht.

Ambasadori serb provokon në Twitter, quan Dua Lipën bashkëkombase

Nuk ka munguar përsëri një koment i Gjuriç i cili është shprehur,

Oh, e di që, në librin tuaj, edhe unë jam një "kafshë" analfabete. Por, po sikur të filloni më në fund të përdorni Kushtetutën, Marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit, ose të paktën Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe t'i zbatoni ato…

Tiranapost.al