Rajoni

Ambasada e SHBA në Prishtinë: Të çmontohen menjëherë barrikadat e paligjshme

Ambasada e SHBA në Prishtinë: Të çmontohen

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një reagim zyrtar në lildhje me situatën në veri të Kosovës.

“Ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë. Ne presim që t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe mbjellës së frikës. Ne shprehim mirënjohjen dhe mbështetjen tonë të plotë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Ne i dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare.

Ambasada e SHBA në Prishtinë: Të çmontohen

U bëjmë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të marrin masa të menjëhershme për të shtensionuar situatën dhe të përmbahen nga aktet provokuese. Ne i nxisim palët që të punojnë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për t’i zgjidhur çështjet përkatëse”, shkruhet në deklaratën e lëshuar sot.

Pasditen e djeshme disa serbë ngritën barrikada në komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok në veri të Kosovës duke bllokuar disa rrugë.

Ky akt erdhi pas arrestimit të ish-zyrtarit serb, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.