Albin Kurti i përgjigjet Ramës për draftin e Asosacionit
E Enjte 8 Qershor 2023, 16:07
TiranaPost
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjjigjur Ramës për draftin e Asosacionit.
Në Kuvendin e Kosovës ai tha se për çështjen e asociacionit nuk mund të pranohen tekste alternative nëse palët nuk dakordësohen parimisht.
“Unë këtë mund të thelloj (vizionin për statutin e Asociacionit), por thellimi i kësaj nënkupton pajtueshmëri në parim. Pra kur të pajtohemi në parim, përfshirë edhe ato shtyllat që ju i përmendët që unë i kam thënë në parim, atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin. Por nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”, është shprehur Kurti në Kuvend.