Rajoni

Aksioni ndaj kontrabandës ndez tensione në veri të Kosovës

Aksioni ndaj kontrabandës ndez tensione në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion në disa lokacione të ndryshme: në Prishtinë, Pejë, Mitrovicën e Jugut dhe Mitrovicën e Veriut, ku është goditur rrjeti i kontrabandës. Raportohet se qytetarët serbë që jetojnë në veri të Mitrovicës kanë hedhur gurë në drejtim të policisë së Kosovës dhe kanë bllokuar rrugën me kamionë. Policia ka përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.


“Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri”, shkruhet në njoftim.

Aksioni ndaj kontrabandës ndez tensione në veri të Kosovës

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”.