Aksidentohet autobusi në Bullgari, mes 45 viktimave ka edhe fëmijë dhe shqiptarë

E Martë 23 Nëntor 2021, 08:09
TiranaPost
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bullgari. Një autobus nga Maqedonia e Veriut që kishte hyrë në Bullgari nga vendkalimi kufitar “Kapitan Andreevo”, është aksidentuar dhe si pasojë kanë humbur jetën 45 njerëz, mes tyre disa shqiptarë të Maqedonisë dhe Veriut si dhe 12 fëmijë.
Nga ky aksident fatal kanë mbijetuar vetëm 4 pasagjerë, dy burra dhe dy gra që janë dërguar në spital.
Një defekt Teknik i mjetit mendohet se është shkaku i kësaj tragjedie, pasi mendohet se fillimisht ka marrë flakë e më pas është përplasur.