Rajoni

Aksidenti në Kroaci/ Ministri i Brendshëm i Kosovës niset drejt vendit të aksidentit

Aksidenti në Kroaci/ Ministri i Brendshëm i Kosovës niset drejt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka njoftuar se Ministri i Brednshëm është nisur nga Prishtina për në vendin e aksidentit, ashtu si dhe ambasadori i Prishtinës në Zagreb.

Kurti ka shprehur pikëllimin e tij për ngjarjen si dhe ka shtuar se nuk ka marrë ende informacion zyrtar nga autoritetet e Kroacisë.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”- shkruan Kurti.

tiranapost.al