Rajoni

Abuzoi seksualisht me studentët e aktrimit! Arrestohet drejtori i Teatrit të Athinës

Abuzoi seksualisht me studentët e aktrimit! Arrestohet drejtori i Teatrit

Policia Greke ka arrestuar ditën e sotme Dimitris Lignadhis, ish-drejtorin e Teatrit të Athinës dhe njëkohësisht aktor i famshëm i skenës helene, pasi u vërtetuan dhjetëra raste të abuzimit të detyrës për të përfituar favore seksuale.

Mes atyre që kanë denoncuar Lingadhisin ka vajza, por edhe djem një pjesë e të cilëve kanë qenë minorenë në kohën kur këto incidente kanë ndodhur. Ai përdorte postin e tij si drejtori i Teatrit Kombëtar dhe producent për t’u premtuar aktorëve aspirantë që ishin ende në shkollën e dramaturgjisë, role dhe shpërblime të tjera në shkëmbim të favoreve seksuale.

Dhjetëra denoncimet kundër Lingadhisit kanë shokuar opinionin publik grek, teksa Ministrja e Kulturës Lina Mendoni e ka cilësuar atë një “burrë të frikshëm” dhe ka premtuar mbështetjen e plotë të qeverisë për këdo që bën denoncime për ngacmime seksuale në fushën e artit, i cili për fat të keq është vatër abuzimi si në SHBA ashtu dhe në Europë.

Tiranapost.al