Rajoni

A është i balancuar propozimi francez?

A është i balancuar propozimi francez?

Shkupi është përfshirë nga protestat pas marrjes në konsideratë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut të propozimit francez për zgjidhjen e konfliktit me Bullgarinë.

Në këtë klimë, Ilva Tare ka intervistuar profesorin e Oxfordit të Shkollës Globale dhe Fushave të Studimit, Dimitar Bechev, në programin e Këshillit të Atlantikut, #BalkansDebrief.

I pyetur nëse propozimi francez mund të sjellë një kompromis dhe a është i balancuar, Bechev pohoi se ndoshta nuk është një propozim i mirë në vetvete, por është më i miri që kemi për momentin. Është një mënyrë pragmatiste për të ulur gjakrat dhe për të ecur përpara me negociatat.

Dimitar Bechev nuk përjashton edhe mundësinë e një qeverie teknike, nisur nga një traditë e heshtur Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Një administratë bipartizane me ministra nga dy partitë më të mëdha të kujdesen për zgjedhjet. Ndoshta zgjedhje të parakohshme dhe ndërkohë procesi i zgjerimit me BE-në nuk shkon gjëkund. Megjithatë, Bechev është optimist i kujdesshëm, nisur nga dinamikat në Shkup, ku duket se qeveria do të mbijetojë dhe mund të arrijë një kompromis.

“Mendoj se do të arrihen votat për të miratuar propozimin francez, pavarësisht protestave të opozitës dhe të qytetarëve. Por, zbatimi i planit francez do të jetë i vështirë, sepse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i fillojnë negociatat pasi të miratohet propozimi. Por në të vërtetë negociatat e vërteta nuk do të fillojnë deri sa të ndryshohet Kushtetua që të përfshijë bullgarët si një ndër komunitetet. Po të jesh një nacionalist maqedonas, ndoshta do të të pëlqente ideja që bullgarët janë në Kushtetutë, sepse do të thotë që janë të ndryshëm nga shumica maqedonase, edhe pse aktualisht çështja nuk është duke u diskutuar në këto terma në Shkup”, tha Prof.Bechev.

Tiranapost.al