Rajoni

4 të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Serbi

4 të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident

Një aksident tragjik iu ka marrë jetën 4 të rinjve shqiptarë në Serbi. Viktimat janë identifikuar dhe bëhet fjalë për Amel Ibrahimi 21 vjeç, Mithat Hami 23 vjeç, Senad Derlek 22 vjeç dhe Amar Ujkani 21 vjeç.

Mediat raportojnë se aksidenti ka ndodhur në rrugën kryesore Novi Pazar – Ribaric dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas informacioneve te mediave serbe të gjithë të vdekurit ndodheshin në një veturë tip “Volksëagen Golf”, me targa të Kraljevës, e cila është përplasur drejtpërdrejt me një automjet tjetër.

Tiranapost.al