12 pacientë janë nxjerrë gjallë mes flakësh në Tetovë. Si është gjendja e tyre

12 pacientë janë nxjerrë gjallë nga flakët dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kështu raportojnë mediat e Maqedonisë së Veriut pas zjarrit që përfshiu mbrëmë spitalin Covid të Tetovës.
Deri tani, numri i viktimave të konfirmuara është 14, por identifikimi i tyre është i vështirë për t`u bërë dhe do të kryhen ADN-të. Prokuroria sqaron se nuk ka staf mjekësor në mesin e viktimave, pasi janë bërë verifikimet e duhura.
Ky spital ishte ndërtuar me qëllim për të shërbyer vetëm për periudhën e pandemisë. Siç shumë vende të tjera vepruan. Në mesin e muajit prill u identifikuan disa gabime në infrastrukturë dhe në dysheme. Këto kanë qenë gabime që u konsideruan të vogla, por mendohet që mund të jenë shkaktare të tragjedisë. Këto janë godina të përkohshme që nuk mund të përdoren për një kohë të gjatë. Gjithsesi hetimet vijojnë.