Qyteti

Video/ Veliaj mban për herë të parë një fjalim në frëngjisht! Presidenti i Asamblesë së Frankofonisë e komenton

Video/ Veliaj mban për herë të parë një fjalim në

Erion Veliaj ka hyrë në politikë me anglishten, le të themi, por gjatë viteve në Bashki i është futur gjuhëve të tjera të huaja. Italishten apo edhe frëngjishtën së fundmi. Ku për herë të parë ka vendosur të mbajë një fjalim në gjuhën frënge gjatë takimit në Tiranë deputetët e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë.

Vetë kryebashkiaku tha me nota humori se me atë rast kaloi edhe provën e parë fjalimi i tij në anglisht: “Me këtë rast kalova edhe provën time të parë të një fjalimi në frëngjisht. Ndaj mund të më numëroni dhe mua në radhën e frankofonëve të rinj”.

Ndërsa Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jean-Charles Luperto tha: “Siç më njoftuan më herët, ju keni një vit që po ushtroni frëngjishten dhe sot ushtrimi juaj doli shkëlqyeshëm! Unë e flas shumë më keq shqipen. Faleminderit që na pritët në qytetin tuaj të bukur”.

Edhe më herët Veliaj kish treguar në intervista se po studionte gjuhën frënge.

Në Shqipëri pas anglishtes, italishtja, frëngjishtja janë gjuhë që preferohen. Edhe greqishtja, por kjo ka ardhur më shumë për shkak të emigracionit.