Video/ Sjellja vandaliste me Tigrin në Kopshtin Zoologjik irriton qytetarët

Vizitat e shumta pas hapjes së Kopshtit të ri Zoologjik në kryeqytet kanë dëshmuar se nevoja për të rikthyer një kopsht Zoologjik të niveleve të vendeve të zhvilluara ka qenë e madhe dhe ka interes për njerëzit.
Por nga ana tjetër ndërsa Bashkia e Tiranës premton se janë rrugës shumë kafshë edhe specie të tjera, nuk kanë munguar edhe raste vandale si ky në video, ky shihet një person teksa i qëllon me gurë tigrit të vetëm që ndodhet në kopshin Zoologjik.
Është një ngjarje që ka sjellë sigurisht dhe reagimin e ashpër të qytetarëve.
Kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale që kanë dënuar sjellje të tilla vandale.
Bashkia e Tiranës e rikonceptoi Kopshtin Zoologjik, i cili ishte një hapësirë e harruar nga qytetarët duke e kthyer në një hapësirë argëtimi jo vetëm për t’u njohur me botën e egër të kafshëve, por edhe si një hapësirë edukative për studentët dhe nxënësit.