Qyteti

Video/ Këta janë autobusët e linjës Green në Tiranë

Video/ Këta janë autobusët e linjës Green në

Kanë mbërritur në Tiranë autobusë hibridë elektrikë. Kryebashkiaku Veliaj ka postuar një video të shkurtër ku shfaqen 16 autobusë që do të ndryshojnë tërësisht transportin urban në kryeqytet. Autobuset hibridë ndizen në Gusht me 66 stacione.

Deri tani nuk dihet se cilat linja do të operojnë me këta autobusë, por më herët Veliaj ka thënë:

“Kur janë me shpejtësi të ulëta brenda qytetit janë me energji elektrike dhe vetëm kur dalin nga vija e verdhë e qytetit punojnë me gas. Kështu që jam i përkushtuar t’i shkoj deri në fund premtimeve, pavarësisht se shumë prej projekteve na u desh t’i alternonim, ose t’i ndryshonim rrugës. Fjala që bie u bllokua i gjithë tregu kinez, kështu që kërkuam për autobusë në tregun europian", tre ditë më parë.

Suedi, Londër, Korfuz, Gjermani, Itali, Francë, Belgjikë Danimarkë këta autobusë qarkullojnë jo vetëm brenda qyteteve, por edhe shteteve. BE u angazhua sidomos në 2015-ës për të futur autobusët Green, në përpjekje për të luftuar ngrohjen globale.