Qyteti

VIDEO/ Elhaida Dani ndez koncertin e Ermal Metës në “Air Albania”, pamjet që s’duhet t’i humbisni

VIDEO/ Elhaida Dani ndez koncertin e Ermal Metës në “Air

Zgjedhja e Elhaida Danit për të hapur koncertin e djeshëm të Ermal Metës në “Air Albania”, ishte goditje në shenjë për të elektrizuar menjëherë mbrëmjen për të pranishmit e shumtë. Zëri potent i këngëtares së njohur shqiptare, e cila shkëlqeu në skenën e madhe, e bëri menjëherë për vete publikun, që këndoi së bashku me të.

Elhaida Dani ndërkaq do të publikojë në fillim të javës tjetër projektin e saj më të ri muzikor. Deri tani është zbuluar vetëm titulli i EP së saj “ZanIn”, një emër i qëlluar që i fton të gjithë t’ia dëgjojnë zanin vajzës që pas fitores së Voice of Italy, ka regjistruar sukses të jashtëzakonshëm edhe me rolin e Esmeraldës në mjuzikolin “Notre Dame de Paris”.

Tiranapost.al