Video/ 3500 apartamente po ndërtohen në lagjen '5 Maji'
E Shtunë 24 Korrik 2021, 12:06
TiranaPost
3500 apartamente të reja po ndërtohen tek “5 Maji” duke krijuar një nga lagjet më të mëdha të Tiranës.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar video nga kantieri ku po ndërtohen jo vetëm njësi banimi, por njëkohësisht edhe objekte publike dhe arsimore.
“Lagjja 5 Maji në kantierin e Rilindjes pas tërmetit. 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”
S’ka kohë për pushim”, shkruan Veliaj.