Qyteti

Veliaj: Vendimi për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të rënda është i drejtë! Betoni mund të bëhet edhe natën

Veliaj: Vendimi për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar së fundmi se vendimi për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda dhe betoniereve gjatë ditës në rrugët e Tiranës, ishte vendim i vështirë, por i drejtë dhe i duhur.

Duke marrë shkas nga disa reagime nga ana e ndërtuesve, Veliaj shpjegoi se arsyeja kryesore është mbarëvajtja e aktivitetit të institucioneve arsimore në kryeqytet, sidomos në orët e para të mëngjesit kur edhe trafiku në Tiranë rëndohet.

“Ne kemi marrë disa vendime të vështira, por të drejta dhe detyra ime e kërkon, ashtu sikurse edhe detyra juaj nesër, që jo të merrni vendimet më popullore, por edhe vendime të vështira të cilat mërzisin disa njerëz, por janë për të mirën e përbashkët. Një prej këtyre vendimeve është që ne kemi ndaluar totalisht makinat e rënda, siç mund të jenë kamionët, apo betonieret gjatë kohës kur ka aktivitet mësimor; pra ndalohen nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 20:00 të darkës.

Pyetja është: A është vendim i drejtë? Unë them se po! Betoni mund të hidhet edhe natën, hekuri mund të shkarkohet edhe natën, ndërkohë shkolla është me detyrim, fillon në orën 08:00, kopshtet hapen që në orën 06:30, çerdhet hapen që në orën 06:30, sepse ka prindër që duhet të jenë në punë në orën 7:00”.

Tiranapost.al