Qyteti

Veliaj përkujton Dritëro Agollin: Në rrugë të mbarë për të hapur shtëpinë muze të shkrimtarit

Veliaj përkujton Dritëro Agollin: Në rrugë të

Dritëro Agolli, kolosi i letrave shqipe mbylli sytë më 3 shkurt 2017 në moshën 86-vjeçare. Shkrimtar, publicist, gazetar dhe politikan që ka lënë pas një trashëgimi të pasur kulturore për vendin.

Katër vite pas humbjes së tij, shtëpia e të madhit Dritëro do të kthehet në muze. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj shkruan se gjithçka është në rrugë të mbarë për të hapur shtëpinë e tij në “Rrugën e Dibrës”, ku jetoi e shkroi veprat e paarritshme.

Veliaj përkujton Dritëro Agollin: Në rrugë të

“Sot bëhen 4 vite pa Dritëroin e madh! Jemi në rrugë të mbarë për të hapur shtëpinë e tij në “Rrugën e Dibrës”, ku jetoi e shkroi veprat e paarritshme - aty, në ndonjë raft, do ta kërkojmë e rilexojmë”, shkruan Veliaj.

Edhe vajza e tij, Elona, përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur lajmin.

“Më 28 Janar 1974 përmes këtij Autorizimi, babit iu dha e drejta e strehimit në Pallatin 85 të Rrugës së Dibrës (quajtur atëherë Rruga Bajram Curri). Derisa mbylli sytë jetoi në këtë apartament. Tanimë, do të kthehet në shtëpi muze”, shkruan ajo në Facebook.