Qyteti

Veliaj pas situatës tek 'Njësia 4' dhe '5 Maji' prej shembjeve: Vetëm 5% e banorëve refuzojnë të firmosin

Veliaj pas situatës tek 'Njësia 4' dhe '5 Maji'

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj foli në Neës-24 për situatat e krijuara në zonën e 5 Majit dhe te njësia 4 në kryeqytet pas nisjes së procesit të shembjes së banesave nga IKMT.

Veliaj pas situatës tek 'Njësia 4' dhe '5 Maji'

Veliaj tha që janë vetëm 5% e banorëve, që shoqërohen me politikanë, refuzojnë të firmosin kontratat me të cilat fitojnë bonusin e qerasë deri në momentin që do të vendosen në shtëpitë e reja dhe u bëri thirrje banorëve të zgjedhin bravat e shtëpive.

Veliaj pas situatës tek 'Njësia 4' dhe '5 Maji'

“Nuk ndërtohet në Lanë, te bregu apo te Liqeni. Fakti që 95% e banorëve kanë firmosur kontratat dhe janë firmosur dhe nga unë, edhe 5% ka mbetur që të veprojë si të tjerët.

Kundërshtojnë një pjesë e vogël që kanë muaj që shoqërohen me politikanë që do i braktisin siç braktisin ato të Astirit, sepse i përdorin vetëm si instrumenta politikë. Ata do të duhet të zgjedhin midis partisë, bravës së partisë dhe bravës së shtëpisë së tyre. Puna ma do që të punoj me njerëz të mirë dhe me një rrugaç, por kjo nuk më shqetëson. E kemi treguar në këto 6 vite që askush nuk mund të kërcënojë e pengojë Bashkinë. Të gjithë në fund do të kuptojnë që duhet të zgjedhin shtëpinë familjen. Ata duhet të zgjedhin të pranojnë bonusin e qirasë derisa të marrin metrat katrorë siç i kanë pasur, por nuk detyrojmë askënd.” tha Veliaj.

Pas lidhjes telefonike, Veliaj foli për këtë çështje edhe gjatë takimit me përfaqësues të kompanive ajrore, në kuadër të Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Ne nuk mund të kemi sot hapësira, qoftë edhe tek Bregu i Lumit, që të zaptohen nga të fortët që thonë: Nuk dua të bëhet rruga, nuk dua të bëhen pallatet për tërmetin, sepse i kam zënë unë. Për gjithë kolegët e medias, nëse bëni një kërkim në Google me fjalët ‘Vëllezërit Marku/OFL’, do të shikoni se ata që sot thanë se do të vrisnin kryetarin e bashkisë, tashmë u janë sekuestruar 5 milionë euro prona dhe 18 makina. Si ka mundësi që dikush që është kriminel i skeduar mund të kanosë këdo, përfshirë kryetarin e Bashkisë, apo forcat e policies, apo inspektorët, apo ata që janë për t’i shërbyer publikut? Koha kur laci, i forti, zaptuesi, krimineli, trafikanti bënte ligjin në këtë qytet, ka mbaruar. Nuk ekziston më”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se ka ikur koha e viteve ’90, kur persona të skeduar nga drejtësia bënin të fortin.

“Koha kur ne tërhiqemi me të fortin që vinte nga vitet ’90, me targa të huaja, me timonin në anën tjetër, apo me atë të piramidave të ’96, apo me rrugaçin e ’97, apo me atë që merrte tankun dhe shkonte drejt qeverisë në ’98, është kohë e kaluar. Jemi në vitin 2022, flasim për Kryeqytetin Evropian të Rinisë, ndërkohë dikush i skeduar nga policia ka folur sot me orë të tëra dhe asnjë nga mediat nuk pyeti: Ore kush është ky? Si mund të japim me orë të tëra në televizor një kriminel, të cilit policia ia ka konfiskuar pasurinë dhe është nën hetim, si “grabitqarë”, “peshkaqenë” fajdesh? Jepnin fajdet, pastaj shkonin i kërcënonin, i vrisnin dhe ky thotë që do bëjë vetëgjyqësi me kallash e acid?!”, tha Veliaj që shton:

“Kush është më i forti në këtë qytet? Rrugaçi, zaptuesi, kërcënuesi, krimineli, trafikanti apo ai çuni e goca që del me dhjeta, që punon në mënyrë të ndershme?! Sa të jem unë kryetar bashkie, asnjë kompromis! I kam parë unë të gjitha, me media, edhe trafikantë droge, edhe këto portalet që vënë gjoba, duhet ecur përpara dhe duhet dhënë mesazhi që në vitin 2022, paligjshmëria, rrugaçëria, krimineli, trafikanti nuk cakton axhendën e qytetit. Axhendën e qytetit, sidomos këtë vit, do ta caktojnë të rinjtë tanë, çunat e gocat e shkëlqyer të Tiranës, që nuk i kanë borxh askujt”.

Banorët që preken nga ndërtimi i lagjes së re në zonën e “5 Majit” do të dëmshpërblehen 100% për pronën e tyre. Në bazë të vendimit të miratuar nga qeveria, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Po kështu, pronarët e banesave në proces legalizimi, tashmë do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, në godinat e reja që po ngrihen në të njëjtën zonë. Përfitues nga ky projekt do të jenë edhe familjet të cilat kanë pasur ndërtime pa leje, duke u shpronësuar 100% e sipërfaqes së objektit pa leje. Shumica e familjeve që preken nga projekti i rindërtimin e kanë firmosur tashmë kontratën me Bashkinë e Tiranës dhe me përfundimin e apartamenteve do të marrin çelsat e banesave në dorë. Ndërkaq, bashkia ka marrë përsipër edhe dhënien e bonusit të qirasë për banorët që preken, derisa ata të hyjnë në banesat e reja.