Qyteti

Veliaj nga Liqeni i Fjollës: Ata le të mbjellin sherr, ndasi dhe urrejtje, ne shkruajmë historinë e Tiranës së gjelbër

Veliaj nga Liqeni i Fjollës: Ata le të mbjellin sherr, ndasi dhe

Kodrat pranë liqenit të Fjollës, një tjetër pikë turistike 3.6 kilometra nga fshati Pezë, fare pranë Kalasë së Dorëzit, po pyllëzohen nga Bashkia e Tiranës. Në ditën e 98-vjetorit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit nisi sot mbjelljen e 10 mijë fidanëve (lajthi, pishë, akacie, rrap, ligustër etj.), në një sipërfaqe prej 4 hektarësh, pranë Liqenit të Fjollës.

Veliaj nga Liqeni i Fjollës: Ata le të mbjellin sherr, ndasi dhe

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se mbjellja e 10 mijë fidanëve ndihmon dhe krijon destinacione të reja turistike, sidomos pas sfidës me pandeminë.

“Në vitin e pandemisë temat më të përmendura ishin oksigjeni dhe ajri i pastër. Ndaj, ky është momenti për të reflektuar: A ka ardhur koha të bëjmë një armëpushim me natyrën? Zona e Fjollës dhe e Pezës, ku jemi sot, ka qenë gjithmonë e bukur, por duke prerë një dru aty, e një pemë këtu, ndërto buzë lumit, shkatërro digën, këto veprime na sollën dëme të paimagjinueshme. Sot jemi këtu për t’i larë borxhin dhe t’i paguajmë haraçin natyrës”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se pyllëzimi dhe gjelbërimi shkojnë përkrah rritjes së numrit të banorëve të Tiranës. Për strehimin e tyre, tha Veliaj, sot po ndërtohet në 800 kantiere.

Veliaj nga Liqeni i Fjollës: Ata le të mbjellin sherr, ndasi dhe

“Tirana rritet me 25 mijë banorë në vit. Në vitin e tërmetit u rrit edhe më shumë, sidomos në zonat e prekura. Nëse ata që jetojnë në vilat e Lalzit i kanë shtëpitë me beton, edhe qytetarët e rinj te lagjja “5 Maji”, në Kombinat, Kinostudio, te lagjja e re në Pezë, në Vaqarr, Baldushk, Ndroq e Zall-Herr, do t’i kenë me beton. Njerëzit nuk do të jetojnë në çadra, prandaj po punojmë në 800 kantiere njëherësh. Tirana do vazhdojë të rritet, por nga ana tjetër, shtojmë ekosistemin tonë me hapësira të gjelbra, krijojmë pyje si këtu, në mënyrë që këtë kurorë rreth Tiranës ta bëjmë jo vetëm më e vizitueshme, por edhe ta rigjenerojmë, siç këmi bërë këto 5 vite”, shpjegoi Veliaj.

Veliaj nga Liqeni i Fjollës: Ata le të mbjellin sherr, ndasi dhe

Duke ftuar qytetarët t’i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve, ai iu përgjigj edhe atyre që mbjellin vetëm shpifje.

“I ftoj të gjithë qytetarët, ejani na ndihmoni, duke mbjellë pemë, ta mbajmë pastër qytetin. Është më e rëndësishme të mbjellim lule, se sa sherr. Sot ka forca politike që mbjellin sherr, ndasi dhe urrejtje. Kjo ndodh sa herë që afrojnë zgjedhjet. Forcat politike, të falimentuara moralisht, nuk kanë kontribuar ndonjëherë në punët e qytetit, megjithëse e kanë pasur në dorë Tiranën dhe Shqipërinë. Mund t’i kishin bërë të gjitha këto punë të mbara, por në vend të kësaj, thonë: “Erdhën zgjedhjet, le të mbjellim sherr”. Por, ne kemi nevojë të mbjellim më shumë pemë e lule, më shumë dashuri e solidaritet, se sa sherr dhe shamata. Këto 10 mijë pemët që po mbjellim sot do të ngelen në histori. Ndaj, çdo ditë që mbjellim pemë, shkruajmë historinë e Tiranës së gjelbër”, e mbylli Veliaj.