Qyteti

Veliaj në takim me ambasadoren e Japonisë: Së shpejti prezantojmë "TEDA Tirana"

Veliaj në takim me ambasadoren e Japonisë: Së shpejti

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato, me të cilën diskutuan për punimet e samitit të Tokios.

Veliaj në takim me ambasadoren e Japonisë: Së shpejti

Përmes një reagimi në rrjetin social X kryebashkiaku Veliaj bën me dije se ndër të tjera në samit do të prezantohet edhe projekti i Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA Tirana).

Veliaj në takim me ambasadoren e Japonisë: Së shpejti

Veliaj në takim me ambasadoren e Japonisë: Së shpejti

Përmes TEDA Tirana, Bashkia e Tiranës synon të thithë investime të huaja direkte, duke zgjeruar gamën e industrive operuese në tregun shqiptar, me fokus te industritë prodhuese si sektori automotiv, teknologjia e informacionit, elektronikë, bioteknologji, tech-logistics etj. Ky projekt pritet të krijojë 5 mijë deri në 7 mijë vende pune të mirëpaguara. Gjatë vizitës në Tokio kryebashkiaku do të takojë Guvernatoren e Tokios Yuriko Koike si dhe komunitetin shqiptar atje.