Qyteti

Veliaj në Izrael takohet me mentorin e tij të vjetër Ron Huldai

Veliaj në Izrael takohet me mentorin e tij të vjetër Ron Huldai

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në një tur vizitash. Pas Çekisë, Veliaj ka udhëtuar drejt Tel Aviv-it. Në një vizitë të shkurtër në Izrael ku ka marrë pjesë në forumin e kryebashkiakëve “Muni Expo”.

Veliaj në Izrael takohet me mentorin e tij të vjetër Ron Huldai

Aty ka takuar edhe Ron Huldai-n, kryebashkiak i Tel Aviv që prej 1998-ës, shumë jetëgjatë në këtë detyrë. Veliaj thotë se Ron Huldai është mentori i tij i vjetër. Ai është 77 vjeç, është kryebashkiak prej 23 vitesh. Para Bashkisë ka qenë një pilot ushtarak.

Veliaj në Izrael takohet me mentorin e tij të vjetër Ron Huldai

Në Shqipëri dy forcat e mëdha politike në vend këshillohen nga agjenci PR hebrenjsh. Edi Rama dhe Lulzim Basha në këtë fushatë patën përkatësisht këshilltarë hebrenj.

Veliaj në Izrael takohet me mentorin e tij të vjetër Ron Huldai

Pas takimit kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shkruan:

“Një vizitë e shkurtër në Izrael, për forumin e kryebashkiakëve në Muni Expo! I lumtur që u takova me mikun dhe mentorin tim të vjetër, Ron Huldai - kryetarin ikonik të bashkisë së Tel Avivit. Mezi pres vizitën e Kryetarit Huldai për #EuropeanYouthCapital2022, si dhe krijimin e Qendrës Hebreje në Tiranë, siç njoftoi kryeministri Edi Rama”.