Qyteti

Veliaj ironizon Berishën: Është 77-vjeç dhe thotë jam gjë e re, jam ndryshimi

Veliaj ironizon Berishën: Është 77-vjeç dhe thotë jam

Nga fshati Sinaballë i Rrogozhinës, ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste atje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pyet me ironi se kush është e reja që do sjellë Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa, Lulzim Bashës i kujton se ende nuk ka kërkuar ndjesë për 21 Janarin.

“Këta thonë duam ndryshim, jemi të rinj. Kush është i ri? Para 10 vitesh ishte Saliu me Lulin. Saliu në Kryeministri, Luli në tarracë, vranë 4 njerëz me plumba në mish, vranë katër socialistë me plumba në mish, vranë katër shqiptarë me plumba në mish. Luli ende nuk ka kërkuar ndjesë dhe tani kërkon të bëhet kryeministër. Pasi shkatërroi Tiranën, pasi vinte Tirana era kërmë, pasi nuk bëri dot një shkollë, pasi vrau katër njerëz dhe ende pa kërkuar ndjesë, pa asnjë reflektim, sot thotë jam gjë e re. Do të rikthehet Saliu, për herë të tretë. Enver Hoxha lindi në 1908, vdiq në 1985, 77 vjeç. 77 Saliu thotë jam ndryshimi, jam gjë e re”, u shpreh me ironi ai.